Lajme

Aksionet e Policisë së Kosovës – Sa persona janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-covid?

10/13/2020 09:56
nga:F K

Në mesin e muajit mars, në Kosovë u patën konfirmuar rastet e para me virusin korona, të cilat ndikuan që të vendosen masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shkruan GazetaBlic.

Që nga atëherë, Policia e Kosovës ëa zhvilluar aksione të shumta për të monitoruar respektimin e atyre masave, të vendosura më vonë edhe nga Qeveria Hoti.

Në një përgjigje për GazetaBlic, nga ky institucion kanë konfirmuar se që nga data 25 gusht, PK ka nisur shqiptimin e këtyre gjobave ndaj personave fizikë, por edhe juridikë, të cilët s’i kanë zbatuar vendimet.

“Policia e Kosovës (PK), referuar situatës dhe rrethanave të krijuara që nga paraqitja e pandemisë ka qenë e angazhuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, të bazuara në vendimet e institucioneve të Kosovës dhe planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus-it COVID-19. Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante. Kujdes të veçantë i ka kushtuar aplikimit të masave mbrojtëse për qytetarët por edhe për vet zyrtarët policor, të cilët ballafaqohen me situata dhe raste të natyrave të ndryshme si reagues të parë”, thuhet në përgjigjen e PK-së për GazetaBlic.

“Nga data 25 gusht 2020 me hyrjen në fuqi të LIGJIIT NR. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba ndaj personave fizik, por edhe ndaj persona juridik, të cilët nuk kanë zbatuar vendimet, ligjin dhe rregullat e parapara për COVID-19”, thuhet tutje.

Bazuar në përgjigjen e Policisë së Kosovës, që nga atëherë janë shqiptuar 39 mijë e 499 gjoba. Vetëm gjatë ditës së djeshme, 539 qytetarë janë gjobitur në bazë të ligjit anticovid.

Gjobat nuk kanë munguar as nga Inspektorati Sanitar ndaj bizneseve.

Vendosja e maskës, izolimi nëse je konfirmuar me COVID-19 dhe ndalimi i qarkullimit pas orës 22:30 deri në orën 05:00, kanë qenë disa nga masat që Qeveria e Kosovës të vendosora për parandalimin e përhapjes së virusin korona.

Çdo person që nuë mban maskën dënohet me 35 euro, kurse ai që nuk respekton ndalim-qarkullimin do të dënohet me 200 euro. Sipas këtyre masave, ata që nuk e respektojnë izolimin do të dënohen me 500 euro.

Në anën tjetër, për disa ditë është rritur numri i rasteve ditore të konfirmuara pozitive për COVID-19, për çka edhe është paralajmëruar se mund të rikthehen disa prej masave parandaluese të përhapjes së sëmundjes që shkakton koronavirusi.

“Mungesa e disiplinës, por edhe ardhje nga jashtë ka bërë të ketë rritje, kjo na bën të kemi angazhim maksimal. Covid nuk zgjedh profesion dhe nuk bën dallime. Aktivitet e liruar duhet të mbahen duke masat, masat e reja shtrënguese janë të obligueshme”, ka thënë të shtunën ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Të njëjtin paralajmërim e ka dhënë edhe kreu i ekzekutivit të Qeverisë, Avdullah Hoti.

“Rreziku nga një valë re e Covid-19 në Kosovë është shumë i madh. Në dy javët e fundit, numri i të prekurve ka qenë në rënie, me rreth 30 raste aktive për çdo 100 mijë banorë. Por, parashikimet janë se ky numër shpejt mund të kalojë shifrën prej 50, dhe atëherë sipas protokolleve duhet shtrënguar masat, siç po ndodh në shumicën e vendeve të BE-së”, tha Hoti.

Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.247. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.231./GazetaBlic

11/20/2020 21:33

Reshitaj propozon që të merren paratë nga gjobat e shqiptuara për t’i ndihmuar qytetarët e prekur me COVID-19