Sporti

Aksione, gola e dy kartona të kuq – Mbyllet pjesa e parë e duelit Argjentinë – Kili

07/06/2019 21:54
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit për vend të tretë në “Copa America”, Argjentinë – Kili.

Kampionët e dyfishtë botërorë po avansojnë 2-0 me golat e Agueros dhe të Dybalas, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, ky fraksion mbeti nën hijen e dy futbollistëve të përjashtuar me karton të kuq, Messi e Medel.

Pas një kacafytje mes tyre, gjyqtari nuk ngurroi dhe lojtarët i dërgoi drejt zhveshtores.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në pjesëlojën e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

09/15/2019 15:26

Përfundon çereku i tretë i finales së botërorit të basketbollit, Argjentinë – Spanjë