Lajme

Aksion i madh në kërkim të gazetarit të zhdukur, që po hulumtonte vrasjen e Oliver Ivanoviqit

06/14/2018 16:45
nga:D.I

Pjesëtarë të shumtë të policisë serbe janë lëshuar në kërkim të gazetarit nga Beogradi, Stefan Cvetkoviq, i cili është zhdukur mistershëm. Gazetari në fjalë ishte duke hulumtuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Nëna e Cvetkoviçit, Dragica, deklaroi se djali i saj doli nga dje nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ndërsa, banorët e Bella Cerkës deklaruan se kanë parë një makinë ku kishte një kuti dhe gjak në rrugë, transmeton Indeksonline

Ndryshe, deputeti nga Vojvodina, Nenad Çanak ka shkruar se mbrëmë në Bella Cerkë, është zhdukur gazetari Stefan Cvetkoviq.
Ai ka sqaruar se është gjetur automobili i tij me motorin e ndezur, me dyer të hapura dhe ora e dorës pa rrip afër veturës.