Lajme

Aksion i policisë shqiptare kundër lojërave të fatit, 29 të arrestuar

11/23/2024 14:07
nga:Y I

Policia shqiptare ka zhvilluar një operacion të madh kundër lojërave të fatit, ku me ç’rast janë arrestuar 29 persona në flagrancë, dhe për një tjetër po bëhen përpjekje që të prangoset.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar shuma të parash që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, 33 aparate celulare dhe pajisje të ndryshme kompjuterike.

“Gjatë këtij operacioni, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (poker dhe baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës”, tha policia.