Lajme

Aksion i madh i Policisë te “Kafet e Vogla” në Prishtinë

08/01/2020 21:50
nga:A. R.

Policia dhe Inspektoriati kanë nisur një aksion te “Kafet e Vogla”, në kryeqytet.

Aksioni ka të bëjë me inspektimin e lokaleve dhe klientëve se a po i respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Blic, shihet një numër i madh i policëve dhe inspektorëve në teren.

E gjithë kjo vjen pas paralajmërimeve nga ana e zyrtarëve të Qeverisë Hoti, se do të merren masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që nuk po i respektojnë masat e ndërmarra nga qeveria, për ta luftuar koronavirusin.

Madje, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar gastronomët se nuk po i ndërmarrin masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit.

Në anën tjetër, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar se të gjitha lokalet e gastronomisë që nuk i respektojnë vendimet përveç gjobave, do të mbyllen plotësisht.

Ministri Zemaj paralajmëron ashpërsimin e masave, ankohet se e gjeti sektorin e Shëndetësisë me shumë probleme!

Publiée par GazetaBlic sur Samedi 1 août 2020

Drejtori i Policisë paralajmëron mbylljen e lokaleve që nuk po i respektojnë masat anti-Covid-19: Kërkoj edhe nga policët që mos të jenë fleksibil as ndaj qytetarëve! 👇www.gazetablic.com

Publiée par GazetaBlic sur Samedi 1 août 2020