Lajme

Aksidentohet zëvendësministri i Punëve të Brendshme

08/23/2019 00:46
nga:Gazeta Blic

Është aksidentuar zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka.

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, gjatë ditës së sotme ka pësuar aksident.

Zeka e ka konfirmuar këtë, duke thënë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim.“Po kam pësuar aksident. Fatmirësisht jam mirë”, ka thënë shkurt Zeka për lajmi.net.

Në anën tjetër në medie u raportua se ky aksident ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të shpie për në Ferizaj.