Lajme

Aksidentohet vetura e Policisë në Drenas, tre persona të lënduar

01/22/2025 09:37
nga:N K

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00.

Këtë aksident e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave ishte zyrtare e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal,” ka deklaruar Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.