Lajme

Aksidenti ne Lipjan, dy të lënduar

09/24/2020 09:30
nga:Sh Xh

Mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Rufc i ri të Lipjanit.

Redaksia e Gazeta Blic ka pranuar disa fotografi nga një lexues.

Siç shihet në fotografi nga ky aksident ka dëme materiale.

Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka thënë për Gazeta Blic se dy persona u lënduan në këtë aksident.

Policia tregon se akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Ky raport po hetohet nga policia e Lipjanit.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Mbrëmë rreth orës 13:00, në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhë një aksident trafiku ku një automjet, për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Rastin po e heton njësiti kompetent në stacionin e Lipjanit.

Aksident i rëndë në afërsi të Lipjanit

09/24/2020 08:24

Aksident i rëndë në afërsi të Lipjanit