Lajme

Aksidentet e shumta javëve të fundit, Shala: Vendosja e radarëve statikë, një ndër opsionet e parandalimit!

06/18/2021 22:08
nga:M K

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka komentuar numrin e madh të aksidenteve që kanë ndodhur javëve të fundit.

Sipas tij, njëri prej opsioneve të parandalimit është edhe vendosja e radarëve statikë. Në dokumentarin “Expose”, prodhim i portalit “GazetaBlic”, Shala shtoi se ky lloj radari do t’u pamundësonte njerëzve që të kërkojnë falje e besa edhe ta eliminojnë dënimin në forma të ndryshme.

“Vendosja e radarëve statikë është një prej zgjidhjeve të mundshme. Kjo pasi njerëzit nuk do të mund të faleshin, ose thënë shkurt, radari nuk e njeh askënd personalisht, por vetëm veturën”, tha ndër të tjera Shala.

Uran Ismaili kandidat i PDK-së për kryeqytetin, formalizimi çështje ditësh

/GazetaBlic/