Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 51 vjeçari shqiptar

12/07/2017 19:37
nga:A K

Një aksident automobilistik në Itali i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar në dalje të qytetit të Veronës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku i vdekur ka mbetur shqiptari i moshës 51 vjeçare. Mediat nuk bëjnë ende me dije identitetin e viktimës.

“Il Corriere” shkruan se 51 vjeçari po drejtonte një furgon transporti mallrash në momentin kur është përplasur me një tjetër mjet të ngjashëm.

Ende nuk dihet sesi ka ndodhur aksidenti dhe kush ka qenë shkaku i përplasjes.

12/16/2017 17:52

Vetura me shpejtësi të madhe e pëson keq në Gjakovë, shikoni pamjet