Lajme

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, tri vajza të lënduara (Video)

11/24/2016 22:46
nga:Gazeta Blic

Në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë tre persona të gjinisë femërore kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se ngjarja saktësisht ka ndodhur në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës.

Bëhet e ditur që përveç lëndimeve, si pasojë e përplasjes së veturës me një kamion, janë shkaktuar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Raportohet se njësitet relevante policore kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore.

Sipas dëshmitarëve, pjesëtarë të FSK-së janë parë të kenë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

06/07/2020 15:51

Lëndohen rëndë disa persona në një aksident, mbyllet rruga Komoran-Drenas