Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, e ku u lënduan 10 persona.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur përderisa i dyshuari mashkull kosovar, drejtues i njërës nga veturat është kyçur në mënyrë të pa sigurt me ç’rast përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë edhe 10 persona 6 prej të cilëve të mitur.
Pas tretmanit mjekësor të lënduarit janë liruar në shtëpi.
“Rr. Nacionale Prishtinë-Mitrovicë, Mitrovicë, 03.11.2021 – 18:20. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur përderisa i dyshuari mashkull kosovar, drejtues i njërës nga veturat është kyçur në mënyrë të pa sigurtë me ç’rast përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë edhe 10 persona 6 prej të cilëve të mitur. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.