Lajme

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë- Gjilan (PAMJE)

04/17/2018 09:17
nga:Gazeta Blic

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

Sipas një dëshmitari okular nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Sipas fotografive, shihet një veturë tip “Audi” e dëmtuar në këtë aksident.

Mësohet se vetura është me tabela regjistrimi të Kosovës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes është parë të ketë dalë Policia e Kosovës.