Lajme

Aksident i rëndë në Vushtrri

06/14/2018 16:37
nga:M H

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në hyrje të Vushtrrisë. Si pasojë, raportohet për të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti është shkaktuar tollovi në komunikacion, ku janë krijuar kolona të mëdha. Ndryshe, në vendin e ngjarjes është paraqitur Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Raportohet se një veturë me targa të Serbisë është ndeshur me një kamion ku për pasojë ngasësi i veturës ka marrë lëndime trupore ndërsa dëmet materiale siç shihet edhe në foto janë të konsiderueshme.

 

 

09/03/2018 21:05

Nga aksidenti në Klinë, një person ka humbur jetë dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar