Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, Policia tregon detajet

01/10/2018 17:04
nga:D.I

Në një aksident të ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Pristhinë-Podujevë, në të cilin janë përfshirë dy automjete, kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar menjëherë trajtim mjeksor.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës pë rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“ Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë në fshatin Lluzhan ka ndodhur një aksident komunikacioni me lendime truprore, ku janë të përfshira dy automjete. Një autobus dhe një kamion. Në këtë aksident lëndime truprore kanë pësuar tre persona dhe të njejtit janë dërguar për tretman mejkësor” ka thënë Ahmeti.

09/03/2018 21:05

Nga aksidenti në Klinë, një person ka humbur jetë dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar