Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen pesë persona

09/27/2024 12:38
nga:N K

Në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident mes dy veturave, ku janë lënduar pesë persona.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti, bën të ditur që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, si dhe me rastin po merret njësiti trafik.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rast po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim.

/GazetaBlic/