Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ka ndodhur më herët, në rrugën Lipjan-Prishtinë, duke njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti dy persona janë lënduar.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
E njëjta, ka bërë të ditur edhe se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe se, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
‘‘Sot rreth orës 18:00 në rrugën Lipjan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut.’’, ka thënë Policia.