Në mëngjesin e sotëm, ka vdekur një grua pas një aksidenti që ndodhi në magjistralen Kaçanik-Hani Elezit, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë”.
Kështu bënë të ditur për GazetaBlic, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nga hetimet e para dyshohet se vetura ka dal jashtë rrugës dhe ka rënë në humnerë disa metra.
“Ju njoftojmë se me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë” , ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një veturë. Ekipe të policisë, zjarrëfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra . Si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”
Sipas Veselit, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, e cila po e heton rastin.