Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë-Prizren, vetura për pak sa nuk ra në lumë (Video)

02/26/2018 19:12
nga:Gazeta Blic

Një veturë ka rrëshqitur dhe ishte gati të binte në lumë.

Ngjarja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Prizren, në afërsi të fshatit Carralevë.

Sipas pamjeve të publikuara në KALLXO.com, vetura shihet duke qëndruar pezull mes rrugës dhe lumit.

Po ashtu, në të njëjtat pamje shihen qytetarët duke u përpjekur ta shpëtojnë atë që të mos binte poshtë në ujin e lumit afër.

Për shkak të këtij aksidenti, rruga magjistrale është bllokuar për pak kohë.

09/20/2018 20:03

Paralajmërimi i Time Kadrijajt për publikimin e emrit tek ‘veteranët mashtrues’