Tre persona kanë pësuar lëndime sonte si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka deklaruar se në këtë aksident kishin qenë të përfshira dy automjete.
“Në autostradën “Arbër Xhaferi”, Ferizaj – Kaçanik, është shkaktuar një aksident trafiku me persona të lënduar, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Hoxha.
Autostrada ka qenë e bllokuar për 15 minuta dhe rreth orës 21:00 është liruar për qarkullim.