Lajme

Aksident me një të vdekur në Lipjan

09/15/2020 16:30
nga:Sh Xh

Në aksin rrugor Rusinovc-Shalë të Lipjanit, ka ndodhur një vet-aksident trafiku, ku një veturë për shkaqe të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të betonit.

Për pasojë ngasësi i veturës ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se policia është duke u marrë me hetimin e rrethanave se si ka ardhur deri te ky aksident.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran.

09/23/2020 14:27

Gjilan: Një muaj paraburgim për personin që shkaktoi aksident i cili përfundoi me fatalitet