Një 68-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Malësi të Madhe në Shkodër, pasi një veturë e goditi atë.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, aksidenti ndodhi rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, 68-vjeçaren me iniciale P. L.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.


