Lajme

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tetë të lënduar

12/13/2025 22:54
nga:Genita C

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Gostivar–Tetovë, si pasojë e të cilit janë lënduar tetë persona.

Sipas informatave të para, të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt institucioneve shëndetësore për trajtim mjekësor, raporton Alsat.

Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e Ndihmës së Shpejtë, si dhe njësitet policore, të cilat kanë siguruar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirësuar për një periudhë të caktuar kohore.

Autoritetet kompetente u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.