Lajme

Aksident i rëndë në Vushtrri, shtatë persona të lënduar

10/13/2019 17:45
nga:Gazeta Blic

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Druarë të Vushtrrisë mes dy veturave ku si pasojë mbeten të lënduar shtatë persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për klankosova.tv se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në fshatin Druarë të Vushtrrisë. Të përfshira në aksident janë dy vetura civile”.