Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

02/27/2020 10:47
nga:E Sh

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë mëngjesin e sotëm.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për GazetaBlic se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Në këtë aksident janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ndërsa një lexues i GazetaBlic, ka dërguar një video ku shihet vozitësi i automjetit të aksidentuar duke dalë nga vetura me ndihmën e mjekëve.

 

05/01/2020 16:05

Tragjike: Doli për stërvitje, futbollisti 26-vjeçar gjendet i vdekur