Lajme

Aksident i rëndë në Lezhë, katër të plagosur

01/12/2020 19:31
nga:B. D

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë.

Nga ky aksident raportohet për katër të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Drinit.

Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy vetura.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Lezhës.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Drinit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.G. është përplasur me automjetin tip” Ford ” me drejtues shtetasin A.T.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime drejtuesi i mjetit shtetasi A.T. si dhe 3 shtetas që ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit.

02/27/2020 10:47

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë