Lajme

Aksident i rëndë në Krushë të Madhe, katër të lënduar

12/10/2019 20:23
nga:Y I

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe sot në orën 16:30.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.

Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

“Me datë 10.12.2019 në ora 16:30 stacioni policor në Rahovec ka marr informacion për një aksident komunikacioni të ndodhur në fshatin Krushë e Madhe. Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ku janë të involvuara dy automjete udhëtarësh me çrast kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti po hetohet nga njësiti rajonal i komunikacionit rrugor“, ka thënë Podrimaj.

Podrimaj theksoi se sipas mjekëve të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën./Gazeta Blic/