Lajme

Aksident i rëndë në Itali, vdes 10-vjecari shqiptar, plagoset babai

09/27/2020 09:27
nga:Besa Toverlani

Një fëmijë shqiptar humbi jetën në Itali në një aksident tragjik. 10-vjeçari shqiptar në Itali, i cili ka ndërruar jetë pas një aksidenti është aksidentuar teksa ka qenë me babain.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës përgjatë rrugës provinciale që lidh Valmir me Petritolin, pak para hyrjes në qendrën historike.

Për shkak të impaktit të fortë fëmija ka dalë nga makina, duke pësuar plagë të rënda, aq sa i morën jetën menjëherë. Ndërkohë babai ngeci brenda makinës dhe u desh ndërhyrja e autoriteteve për të bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Babai i tij, 40 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë për në spital në Fermo.

Shqiptari ishte duke drejtuar një Fiat Panda ndërsa po ka humbur kontrollin e mjetit dhe eshte përplasur fort me një mur dhe më pas u përmbys.

Shqiptari kishte kohë që jetonte me familjen në Itali. Ata banonin në Valmir. Djali 10-vjeçar kishte lindur në Itali dhe ishte rritur atje