Lajme

Aksident i rëndë me të lënduar afër Katedrales në kryeqytet

03/16/2020 15:54
nga:E Sh

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot afër Katedrales në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje, teksa të lënduar mbetën dy persona, të cilët u përcollën për trajtim mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për GazetaBlic.

“Rreth orës 15:00 në afërsi të Katedrales në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tratman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për GazetaBlic.

 

05/01/2020 16:05

Tragjike: Doli për stërvitje, futbollisti 26-vjeçar gjendet i vdekur