Lajme

AKR paralajmëron ndarjen nga Nisma

01/31/2020 11:36
nga:Gazeta Blic

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, NISMA dhe AKR u bënë bashkë. Por sic duket tani të dy këto parti mund t’i ndajnë rrugët.

Shkak i ndarjes mund të jetë emërimi i deputetit Haxhi Shala si shef i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

E këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka thënë se AKR nuk është konsultuar për këtë emërim.

“Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkëpunimi ynë me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar Zyberaj.

Ky do të jetë shefi i Grupit Parlamentar të Nismës

02/09/2020 17:36

Partitë s’i marrin seriozisht zgjedhjet në Podujevë, ende s’kanë kandidat për Kryetar