Lajme

AKR koalicion me PAN-in? Kjo është e vërteta

06/29/2017 19:29
nga:A. R.

 

Nënkryetari i AKR-së, Labinot Tahiri i ka hedhur poshtë disa spekulime të medieve që AKR është në negociata me koalicionin PAN.

I kontaktuar nga Gazeta Blic, Tahiri u përgjigj shkurt rreth kësaj.

“Jo nuk jemi në negociata” deklaroi Tahiri për Gazeta Blic.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)  ka publikuar rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Sipas rezultateve përfundimtare, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka fituar zgjedhjet me 33.74 për qind, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje me 27.49 për qind dhe koalicioni LDK-AKR me 25.53 për qind. Ndërsa ndarja e ulëseve sipas subjekteve politike është koalicioni PAN ka 39 ulëse, VV 32 ulëse dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29 ulëse.

08/07/2019 16:22

Parashikon Arben Ahmeti: LDK-së i nevojitet ky koalicion, 4 partitë që po garojnë për vendin e parë