Lajme

AKR e Behgjet Pacollit më në fund gjen “qetësi”, garon bashkë me LDK në zgjedhje?

01/05/2021 12:37
nga:N M

Aleanca Kosova e Re që drejtohet nga Behgjet Pacolli, ka arritur ujdi që në zgjedhjet që shpejt pritet të shpallen të garojnë bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Gazeta Blic në kushtet anonimiteti, e që sipas këtyre burime është çështje ditësh kur ky koalicion parazgjedhor pritet të formalizohet.

“Kemi marrëveshje me LDK-në së paku në listën e përbashkët do t`i kemi dhjetë kandidatë në listën për deputet të Kuvendit të Kosovës”, kanë thënë burime të gazetës Blic.

Sipas këtyre burime garës për deputet do t`i hyj sërish Behgjet Pacolli bashkë me deputeten aktuale të këtij subjekti politikë Mirlinda Sopi Krasniqi.

” Jetlir Zyberaj është emër i ri në listën e AKR-së e që aty nuk përjashtohen mundësitë që të jetë edhe Fatmir Matoshi, Islam Pacolli dhe figura të tjera të AKR-së”, kanë treguar këto burime.

Gazeta Blic ka provuar të marrë një përgjigje nga Lidhja Demokratike e Kosovës për këtë por që askush nga ta nuk kanë qenë në gjendje të japin një përgjigje për këtë.

Arsyetimi është se këtë “ekskluzivitet” do ta bëjnë publike vet Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Nga Aleanca Kosovare e Re nuk e kanë nuk e kanë mohuar se janë afër marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion parazgjedhor.

Fatmir Matoshi, anëtar i Kryesisë së këtij subjekti politik ka thënë për Gazeta Blic, se tash e disa kohë ka negociata me LDK për arritjen e marrëveshjes, të garojnë bashkë në zgjedhjet që shumë shpejt pritet të caktohen nga ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani.

“Duke biseduar jemi me LDK-në, nëse mbërrimë me bë marrëveshje. Por akoma nuk kemi bërë marrëveshje. Kurdo që arrijmë të përfundojmë marrëveshjen do të diskutohet edhe për listën e deputetëve, mirëpo tani ende nuk ka diçka”, ka thënë ai.

Në rast se kjo marrëveshje do të bëhet publike shpejt, atëherë i bie që ky është koalicioni i parë parazgjedhor ndërmjet dy subjkteve politike LDK e AKR.

Gjithçka që dihet deri tani është se bazuar në deklaratat publike të zyrtarëve të PDK , ky subjekt politikë do të garoj e vetme në këto zgjedhje.

E vetme deri tani do të garoj edhe NISMA Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj, ani pse ka pasur disa herë takime e bisedime që të shkojnë në zgjedhje bashkë më PDK, por që deri në këto momente nuk ka lëvizje në këtë drejtim.

Mbetet e pa qartë nëse Lëvizja Vetëvendosje do të garoj bashkë me Iniciativën e Vjosa Osmanit apo në zgjedhjet nacionale VV do të garoj e vetme. Gazeta Blic

Agim Veliu e ofendoi Vjosa Osmanin, vjen kundërpërgjigja nga kabineti i saj: Je turp për shoqërinë tonë!

03/08/2021 22:02

“Nëse LDK-ja e ka zgjedhur Thaçin president, pse të mos ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit”