Lajme

AKR dëshiron zgjedhje të reja, por një herë kërkojnë zgjedhjen e presidentit të ri

12/02/2020 09:41
nga:Sh Xh

Këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Qeveria sipas tij ka humbur sensin e vazhdimit kështu, përcjellë Gazeta Blic.

Por para zgjedhjeve kërkon që të zgjedhet presidenti i ri.

Ai thotë se Kosovën e pret një krizë ekonomike.

Ky është postimi i tij i plotë:

Vendi duhet të ketë në të ardhmen e afërt, pa vonesë, zgjedhjet parlamentare.
Kjo qeveri ka humbur sensin e vazhdimit në këtë mënyrë.
Para zgjedhjeve, partitë parlamentare duhet të zgjedhin një President i cili mund të unifikojë skenën politike dhe të shmangë një krizë kushtetuese vitin e ardhshëm.
Përndryshe, vitin e ardhshëm, Kosovën e pret një krizë e thellë politike dhe ekonomike.