Lajme

AKP shet 46 asete në vlerë 4 milionë e 439 mijë euro

06/28/2017 16:45
nga:A. R.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën në ceremoninë e hapjes së ofertave për shitjen e aseteve përmes likuidimit numër 33, ka pranuar gjithsej 137 oferta dhe shuma totale e pranuar nga ofertuesit më të lartë ishte 4 milionë e 439 mijë e 690 euro.

Oferta më e lartë në këtë valë ishte ajo e ofertuesit L133 në vlerë 1 milion e 111 mijë euro për pasurinë bujqësore toka në Ferizaj, pasuar nga oferta L98 në vlerë prej 599 mijë e 999 euro për lokalin afarist nr. 2 në Prishtinë dhe oferta e tretë L126 në vlerë prej 591 mijë e 277 euro për njësinë Gani Cavdërbasha, hapësirë afariste në Dardani në Prishtinë.

Oferta më e lirë ishte L09 në vlerë prej 200 eurosh për njësinë produkti tokë Brojë numër 4.

Në këtë valë të privatizimit ishin nxjerrë në shitje 90 asete apo ndërmarrje shoqërore në Kosovë, por për 44 asete nuk pati ofertues fare.

04/26/2019 15:20

Tërhiqen katër njësi nga shitje e aseteve përmes likuidimit Nr.46