Lajme

AKK-ja kontrollon pasurinë e këtyre deputetëve, gjyqtarëve, ministrave e ambasadorëve! (LISTA)

06/21/2017 16:09
nga:Gazeta Blic

Agjenecia Kundër Korrupsion ka publikuar listën me 886 zyrtarë publikë të cilëve do të iu bëhet kontrolli i plotë i pasurisë së deklaruar.

Në mesin e zyrtarëve të cilëve do t’iu bëhet kontrollimi i pasurisë, janë edhe dhjetëra deputetë, gjyqtarë, prokurorë, ambasadorë, ministra e zëvendësministra, kryetarë komune, këshilltarë komunal, dekanë e prodekanë.

Përkundër kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia ka të drejtë që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti.

Në një përgjigje për media drejtori i AKK-së Shaip Havolli, ka theksuar se Agjencia këtë mund ta bëjë sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve.

Në linqet më poshtë mund të gjeni listën e plotë të zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre si dhe listën e zyrtarëve që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nsë
deklaruar.

Listën për kontroll të plotë të deklarimeve të pasurisë mund ta shihni duke klikuar KËTU. /Gazeta Blic/

03/02/2020 10:51

​Nis procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik