Lajme

AKK detyron Behgjet Pacollin të heqë dorë nga bizneset private

01/12/2018 16:53
nga:M H

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur që është mbyllur rasti ndaj zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli, lidhur me konfliktin e mundshëm të interesit.

Gjatë kontrollimit të të dhënave nga AKK, është evidentuar se Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër i Kosovës, figuron edhe si person i autorizuar në një biznes privat “DIAMOND FASHION” dhe kjo situatë paraqet një konflikt të mundshëm të interesit.

Pas kësaj AKK ka njoftuar Pacollin se ka filluar një procedurë për hetimin e këtij konflikti të mundshëm të interesit , dhe ka të drejtë në afat prej 15 ditësh që të njoftohet me faktet që posedon Agjencia.

Lidhur me këtë çështje AKK ka mbajtur një takim me Pacollin ku e kanë njoftuar për gjendjen dhe ekzistimin e mundshëm të konflikti të interesit.

Pas këtij takimi, Pacolli ka njoftuar se ka marrë veprime juridike duke u tërhequr si person i autorizuar në këtë biznes.

Pas kësaj veprimi AKK ka marrë dokumentin nga Agjensioni për Regjistimin e Bizneseve, ku është vërtetuar se Pacolli nuk figuron më si përfaqësues I këtij biznesi, si dhe dokumentet që ai nuk është përfaqësues i “Mabetex Holdin” , mbi të cilin ishin ngritur pretendime paraprake.

AKK njofton se me këtë veprim, Pacolli ka shmangur konfliktin e mundshëm të interesit dhe rasti është mbyllur.

 

04/24/2018 12:16

Pacolli bëhet prapë “bashkë” me LDK