Lajme

AKA, Rexha i përgjigjet Haradinajt (VIDEO)

09/26/2017 20:38
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Ramush Haradinaj urdhëroi shkarkimin e agjencisë e cila u mor me lejimin ose mbylljen e programeve në institucionet e arsimit të lartë në vend.

E drejtori i agjencisë së akreditimit, Blerim Rexha ka thënë se ky vendim u bë pa ndonjë lajmërim paraprak.

Bile Rexhaka shprehur habi si mund të ketë kryeministri hamendje për njerëzit brenda bordit që kanë dije e integritet të lartë në këtë dikaster.

Ndërsa drejtori i zyrës për informim në kryeministri Halil Matoshi përmes telefonit i ka sqaruar Klanit se këtë vendim Haradinaj e mori pas dhjetëra ankesash që iu adresuan zyrës së tij, lidhur me akuzat për parregullsi në procesin e akreditimeve.

E këshilltari nga ministria e arsimit Valmir Gashi tha se tashmë kanë nisur procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e drejtuesit dhe bordit të ri të AKA-së.

 

 

12/05/2019 15:57

Haradinaj falënderues ndaj gjithë kosovarëve që ndihmuan popullin shqiptar pas tërmetit