Lajme

AKA përjashtohet nga Regjistri Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë

02/28/2018 15:35
nga:Gazeta Blic

Shkarkimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, që kishte bërë kryeministri Ramush Haradinaj menjëherë pasi kishte formuar qeverinë e tij, ka lënë pasoja për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar. Në mungesë të bordit, vendi është përjashtuar nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë të Arsimit të Lartë (EQAR).

Në një dokument e EQAR bëhet e ditur se Agjencia Kosovare e Akredimit është përjashtuar nga ky regjistër.

Sqarimi i hollësishëm i dhënë nga Komiteti i Regjistrit tregon se kanë pasur komunikim të rregullt me ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi, nga i cili kanë kërkuar arsyet e shkarkimit të Bordit.

Në letrat e shkëmbyera mes ministrit Kosovar dhe EQAR, Bytyqi u ka treguar atyre se shkarkimi është bërë me kërkesën e kryeministrit, pasi ka konsideruar se Bordi dhe drejtori i AKA-së.

Ministri, sipas EQAR, nuk u ka dhënë informata të hollësishme dhe arsyetimi i shkarkimit të këtij bordit “për parregullsi” nuk është si i qëndrueshëm.

Si i tillë, EQAR konsideron se Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk funksionon më e pavarur, kësisoj nuk i përmbush standardet evropiane të agjencive të akreditimit.

Si rezultat i kësaj, AKA përjashtohet nga një union i rëndësishëm i Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë.

Kryeministri Haradinaj në shtator të vitit të kaluar kishte kërkuar nga ministri i Arsimit shkarkimin e bordit të AAK-së pasi kishte konsideruar se procesi i akreditimit është përcjellë me joprofesionalizëm dhe shkelje.

04/23/2019 13:10

Ministri Bytyqi paraqiti politikat e reja arsimore në Komisionin e Granteve