Sporti

Ajaxi shpallet kampion i Holandës për edicionin 2018/2019

05/15/2019 22:00
nga:M K

Skuadra e famshme holandeze, Ajax është shpallur kampion i Holandës për herë të parë pas vitit 2014.

Kryeqytetasit mposhtën De Graafschap me rezultat 1-4 për t’u shpallur kështu kampion i vendit të Beneluksit, kjo për herë të 34-të në histori të klubit, shkruan GazetaBlic.

Ekipi që u eliminua në gjysmëfinale nga Liga e Kampionëve, në çastet e fundit, ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm pas triumfit.

Ata titullin i’a kushtuan futbollistit Abdelhak Nouri, i cili në vitin 2018 u deshë të largohej nga futbolli për shkak të problemeve me zemër.

/GazetaBlic/

05/22/2019 00:38

Trump e kërcënon Meksikën për emigrantët