Lajme

Aida Dërguti e Frashër Krasniqi ende nuk e kanë “braktisur” Vetëvendosjen (FOTO)

04/17/2018 08:33
nga:Q F

Ish zyrtari për media, e më pas deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi ka bërë publike dorëheqjen e tij nga kjo parti muaj më parë.
Mirëpo largimin nga VV-ja, deputeti i GDP-së, ende nuk e ka bërë edhe në rrjetin social facebook.

Në këtë rrjet të cilin sidomos anëtarët dhe ish anëtarët e VV-së, e kanë mjet komunikimi të përditshëm, Krasniqi ende nuk ka marrë “zemër” që ta hek Vetëvendosjen nga vendi ku ai punon, dhe nga partia e të cilit ai i takon, raporton GazetaBlic.

Njëtë si Frashër Krasniqi është edhe Aida Dërguti, e cila ende nuk e ka ndryshuar vendin e punës, ose grupimin politik të cilit i takon.

Mirëpo Dërguti njihet si një person që rrjetet sociale i përdorë rrallë.

E një gjë të tillë e kanë bërë shumica e deputetëve që tashmë janë larguar nga VV-ja.
Duke filluar nga ish kryetari Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani Driton Çushi e të tjerë./GazetaBlic/

 

 

09/21/2018 17:29

BE paralajmëron Facebook: Respekto rregullat ose penalizohesh