Lajme

Ahmeti: Trafikun Urban e gjetëm me shtatë autobusë dhe punëtorë të papaguar

11/13/2017 21:58
nga:M H

Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati për edhe një mandat i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka deklaruar në debatin me kundër-kandidatin nga Lidhje Demokratike e Kosovës, Arban Abrashin, në Klan Kosova se kompaninë Trafiku Urban kur ishte bërë kryetar e kishte gjetur me më pakë se dhjetë autobus.

“Ne e kemi gjetur trafikun urban me shtatë autobusë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka shtuar se përveç autobusëve të paktë, “punëtorët ishin pa paga prej 22 muajsh”.

Më pas Ahmeti ka treguar se si e ka përmirësuar gjendjen e kësaj kompania dhe ka blerë autobusët e rinj.

11/20/2017 15:56

Luftë e ashpër Ahmeti-Abrashi në Prishtinë, LDK fiton plus 100 vota