BLIC.TV

Ahmeti: Raportet me VV-në janë kurrfare hiç – ua përmend raportet e dikurshme me Isa Mustafën

12/28/2018 23:07
nga:FL.B

Kryetari i PSD-së që njëherësh mbanë pishtarin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti konsideron se raportet e partisë së tij me Lëvizjen Vetëvendosje janë ‘kurrfarë hiç’, shkruan GazetaBlic.

Ai ka treguar se nuk kanë ndonjë komunikim me këtë parti derisa nuk ka ngurruar që t’i thumbojë duke i akuzuar këta të fundit se më shumë po komunikojnë me, siç i ka quajtur ai, armiqtë që i kanë pasur sesa me ta, duke vënë theksin kryesor tek PDK-ja dhe AAK-ja.

Ahmeti  ndër të tjerash ka shtuar se do të kishte dëshirë që të lihej e hapur një derë për bashkëpunim me VV-në, por thotë se nuk po sheh ndonjë disponim të tillë.

Raportet janë kurrfarë hiç – me thënë kështu shkurt dhe sinqertë. Nuk kemi ndonjë komunikim. Mendoj që ata më shumë komunikojnë me armiqtë që i kanë pas, me PDK-në, me AAK-në e me të tjerët sesa komunikojnë me neve.

Pra, çka ka ndodhë unë mendoj është që Vetëvendosje po mendon tepër shumë për pushtet, një person që për një kohë të gjatë e kanë quajtur me turlifar epiteti – Isa Mustafën. Tash mundohen me e bind, i ndërrojnë të gjitha qëndrimet çka i kanë pas – përfshirë edhe faktin që ne i kemi mbajtur përgjegjës kryeministrin Mustafa edhe për rastet më të rënda kundër Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe vdekjen e Astrit Deharit në burg kur ka qenë Isa Mustafa kryeministër. Tash i kanë ndërruar atë qëndrime ndërsa armikun  kryesor e kanë bërë PSD-në.

Do të kisha dëshirë që kjo të mos jetë kështu, do të kisha dëshirë që të lihej një derë për bashkëpunim, por momentalisht nuk po shoh që ka ndonjë disponim të tillë, e besa edhe disponimi në PSD është duke humbur shumë shpejt,” – ka thënë Ahmeti në “Blic Interview me Astrit Gashin”.

/ © GazetaBlic /