Lajme

Ahmeti, PSD: Darka e djeshme, sinjali më i fundit i dorëzimit të PDK-së në të qenurit opozitë e vërtetë!

05/14/2024 18:11
nga:Y I

“Darka e djeshme është sinjali më i fundit i dorëzimit të PDK-së në të qenurit opozitë e vërtetë”

Kështu tha për “Gazeta Blic”, zëdhënësi për media i PSD-së, Bardh Ahmeti.

Ahmeti tha se në momentin që aktiviteti politik nuk është i mbërthyer me bindje politike, herët ose e vonë, ai aktivitet të qon tek agjenda e pushtetit.

“Darka e djeshme është sinjali më i fundit i dorëzimit të PDK-së në të qenurit opozitë e vërtetë karshi një pushteti jashtëzakonisht të dëmshëm.Në momentin që aktivitetin politik nuk është i mbërthyer me bindje politike herët ose e vonë, ai aktivitet të qon tek agjenda e pushtetit. Si tjetër mund të lexohet insistimi i tanishëm i Kurtit për zgjedhje, pos si mënyrë për të mbuluar të gjitha dështimet e 3 viteve të fundit? E pikërisht një parti opozitare do të duhej të lexonte tendencën e tillë e ta refuzonte për atë se çka është” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.

Ai tutje potencoi se opozita duhet të jetë shkaktare e e zgjedhjeve me bindje e projekt politik jo në tavolina darkash.

“Opozita duhet të jetë shkaktare e zgjedhjeve me bindje e projekt politik të sajën të cilin e shtyen përpara, me organizim politik e trysni politike, jo në tavolina darkash për shtati të pushtetit”

Ahmeti potencoi se përderisa PDK dhe opozita nuk kanë alternativë, zgjedhjet i parakohshme i shkojnë për shtat pushtetit.

“Përderisa PDK dhe e gjithë opozita nuk kanë alternativa ndaj pushtetit, zgjedhjet e parakohshme do i shkojnë për shtati veç këtij pushteti.Prandaj është gabim që të përfundojmë në agjendën e Kurtit. Opozita parlamentare duhej të ishte duke luftuar përtej saj, pavarësisht saj. Fatkeqësisht, për gati 4 vite qeverisje të Kurtit, një gjë të tillë nuk arritëm ta shihnim nga opozita parlamentare” tha Ahmeti në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Ftesë së kryeministrit për një darkë punë, i’u përgjigj dje pozitivisht vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Partitë e tjera opozitare refuzuan pjesmarrjen në takim.

Krasniqi pas takimit tha se është i gatshëm të takohet sërish me Kurtin për interesin e shtetit.

“Sonte i jam përgjigjur kërkesës së kryeministrit Kurti për takim. Si PDK, duke respektuar gjithmonë trashëgiminë tonë politike, për interesin e shtetit dhe zhvillimin e tij, do të jemi gjithmonë të gatshëm të takohemi dhe të bisedojmë kurdo dhe me këdo.Kosova është në agoni! Neve na shqetëson shumë fakti që ka shumë bashkëqytetarë që e kanë të vështirë ta lidhin muajin me muaj. Çmimet janë rritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta dhe familjet kosovare po përballen me vështirësi të ndryshme. Në anën tjetër, qeveria nuk po bën sa duhet për ta.Mbi këtë premisë, konsideroj se duhet të mblidhemi sa më parë të gjithë liderët e partive politike parlamentare dhe, me konsensus të përbashkët e pa protagonizëm individual, të vendosim për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe për shpërndarjen e kësaj legjislature të paralizuar.Uroj që edhe partitë e tjera të mbështesin një nismë për shpërndarjen e Kuvendit. Stagnimi i theksuar i shtetit, posaçërisht në ekonomi, por edhe në rrafshin ndërkombëtar, nuk mund të presë më shumë.Zgjedhjet e parakohshme nuk janë më një dëshirë politike – por një domosdoshmëri nacionale. PDK është gati! I gjithë vendi është gati” deklaroi Krasniqi pas takimit raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Krasniqi me postim të ri pas darkës me Kurtin: Të mblidhemi sa ma parë të gjithë liderët, të vendosim datën e zgjedhjeve