Lajme

Ahmeti, PSD: Bashkimi i Kurtit me Osmanin, bashkim interesash, konflikti i tyre sot nga etja për pushtet!

05/29/2024 19:28
nga:Y I

Letra e Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, drejtuar Këshillit të Evropës ku zotohej se ‘do ta dërgojnë në fund të majit një draft-statut për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese’ është bërë ‘mollë sherri’ mes Presidencës dhe Qeverisë.

Sot, duke folur në lidhje me këtë letë, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ka qenë i paqëllimshëm moskordinimi i Qeverisë me presidenten Osmani.

Sipas Konjufcës, përplasja ka ardhur për shkak se e para e shtetit ka qenë jashtë vendit dhe qeveria, përkatësisht MPJD-ja, nuk kanë arritur ta informojnë Osmanin me kohë.

E i shpejtë ka qenë reagimi i Presidentes së vednit, Vjosa Osmani.

Osmani tha se deklarata e dhënë nga Konjufca është qesharake.

“Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë do të befasohesha jashtëzakonisht shumë në qoftëse dikush vërtetë deklaron diçka të tillë sepse jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë  shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jëmi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kane qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshu në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë. Që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës” deklaroi Osmani raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me këtë gjendje të krijuar ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë, ka folur për “Gazeta Blic” zyrtari për media i PSD-së, Bardh Ahmeti.

Ahmeti tha se bashkimi i Kurtit me Osmanin është bashkim intresash dhe se nuk është bashkim konceptual e ideologjik.

Ai tha se këtu nuk kemi të bëjmë me dallime konceptuale ose politike, por me protagonizëm për pushtet.

“Bashkimi i Kurtit me Osmanin është bashkim interesash, nuk është bashkim konceptual e ideologjik. Edhe konflikti sot ështe i njëjtë, nuk vërehet asnjë çarje politike, pra nuk kemi të bëjmë me dallime konceptuale ose politike, por me protagonizëm e etje për pushtet. Nuk besoj se kjo ka ndonjë efekt as në jetën e qytetarëve të Kosovës, por as në mandatin e qeverisë Kurti” tha Ahmeti  në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”

Bardh Ahmeti, PSD!

/Gazeta Blic/

Osmani e ashpër me Konjufcën dhe Qeverinë: Oferta për KiE-n, ndryshoi zotimet e liderëve për Asociacionin

Konjufca e quan të paqëllimshëm përplasjen e Osmanit me Qeverinë