Lajme

Ahmeti për paraqitjen e Kurtit në dialog: Asnjë vërejtje!

06/16/2021 11:19
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti, ka reaguar pas takimit të mbajtur dje ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

Ahmeti thotë se Kosova nuk duhet të dialogojë për tema të tjera nëse Vuçiq thotë se nuk do të bëjë marrëveshje përfundimtare .

Tutje Ahmeti duke komentuar paraqitjen e Kurtit atje thotë se nuk ka asnjë vërejtje për paraqitjen e tij.

“I duhet betonim me nje fushate intenzive diplomatike qe do te shuante mundesine qe Kosova te vleresohet si destruktivja ne dialog, dhe nje fushate unuteti i brendshem si parakusht per qendrueshmerine e kesaj qasje” shkruan Ahmeti në Facebook.

Reagimi i plotë:

Kosova nuk ka nevoje t’i ike dialogut por as te nenshtrohet.
Kosova nuk ka vevoje te flas per organizimin e brendshem pa e ditur se si do te vije njohja e shtetesise nga Serbia.

Per me shume, Kosova nuk ka nevoje fare per dialogim per tema tjera, nese Vucic thote se nuk mund te beje marreveshje perfundimtare para zgjedhjeve presidenciale atje.
Paraqitja e djeshme e kryeministrit ishte ne kete fryme. Asnje verejtje, pos ndoshta deklaratave te tepruara krekosese qe megjithate eshte kritike estetike.

Une lutem qe kjo qasje te mbetet e tille. I duhet betonim me nje fushate intenzive diplomatike qe do te shuante mundesine qe Kosova te vleresohet si destruktivja ne dialog, dhe nje fushate unuteti i brendshem si parakusht per qendrueshmerine e kesaj qasje.

A.A. – ideator i saktesise ?