Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për siç ka shkruar ai “për ndërtimin e lagjes së re, ku do të përfitojnë kategoritë e dala nga lufta!”
“Do të ndërtohet një lagje me rreth 45,000 m² (katrorë), prej të cilave rreth 100 njësi banesore, të cilat do t’u jepen falas për shfrytëzim afatgjatë familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Jam i lumtur që sot nënshkruam kontratën për ndërtimin e lagjes së re, ku do të përfitojnë kategoritë e dala nga lufta!
Ky është një lajm i shkëlqyer për Lipjanin tonë, një projekt i madh që sjell mundësi për banim dhe dinjitet për ata që kanë dhënë shumë për vendin, por edhe për ata që kanë më shumë nevojë.
Do të ndërtohet një lagje me rreth 45,000 m² (katrorë), prej të cilave rreth 100 njësi banesore, të cilat do t’u jepen falas për shfrytëzim afatgjatë familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.
Po ndërtojmë një lagje të re, të bukur, me kushte moderne, që jo vetëm do t’i japë qytetit pamje më të mirë, por mbi të gjitha do të sjellë qetësi dhe siguri për shumë familje.
Ky është vetëm një hap tjetër në rrugën tonë të përkushtimit dhe punës konkrete.
Urime!
IA