Lajme

Ahmeti: Ministrinë e Shëndetësisë dhe Pushtetit Lokal do t’i udhëheq Aleanca për Shqiptarët

05/28/2017 11:54
nga:A. R.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas përfundimit të mbledhjes së mbrëmshme të Kryesisë Qendrore të BDI-së, konfirmoi emrat e ministrave të propozuar për përbërjen e re qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

 
I pyetur nga gazetarët se kush do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Ahmeti u shpreh se kjo ministri i takon Aleancës për Shqiptarët, së bashku me atë të Pushtetit Lokal.

Ndryshe, pas publikimit të emrave të ministrave të rinj nga BDI, pritet që ditëve në vazhdim të thirret edhe seanca në Kuvend në të cilën do të votohet për qeverinë e re të vendit.

09/14/2020 15:01

37 raste të reja e katër të vdekur nga Covid 19 në Maqedoninë e Veriut