Uncategorized

Ahmeti me miq e aktivistë: Shumë punë janë bërë e shumë sfida janë kaluar – rruga jonë vazhdon përtej fjalëve, për Lipjanin

08/17/2025 12:34
nga:G B

Kryetari i Lipjanit, njëherësh kandidat i LDK-së edhe për një mandat në krye të kësaj komune, Imri Ahmeti, ka pirë kafenë e mëngjesit me miq e aktivistë, me të cilët ka thënë se kanë diskutuar për rrugën që po e kalojnë bashkë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë bërë shumë punë e shumë sfida janë tejkaluar, por puna e tyre vazhdon përtej fjalëve, për Lipjanin.

Postimi i tij i plotë:

Sot në mëngjes, në Blinaj, duke pirë një kafe mes miqve dhe aktivistëve, diskutuam për rrugën që po kalojmë së bashku. Shumë punë janë bërë, shumë sfida janë tejkaluar, por rruga jonë vazhdon përtej fjalëve, me punë për Lipjanin.