Lajme

Ahmeti: LDK kërkon hise të barabartë, VV me negociata po i ikë ndarjes përgjysmë të pushtetit

12/02/2019 17:18
nga:B. D

Analisti politik, Arben Ahmeti, ka komentuar takimin e sotshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku ishte paraparë të nënshkruhej koalicioni mes këtyre dy partive, por një gjë e tillë nuk u arrit shkruan GazetaBlic.

Pas takimit lideri i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, u shprehen se nuk është arritur marrëveshja finale për krijimin e qeverisë së re, por sipas tyre negociatat do të vazhdojnë për të përafruar qëndrimet.

Ahmeti në një prononcim për GazetaBlic tha se dallimi mes këtyre dy subjekteve politike është më i thellë se që duket në publik.

Ai tha se nuk është çështja vetëm tek numri i ministrive ku u aludua se kjo ishte pika në të cilën dy partitë nuk po gjejnë dakordim, por sipas tij ka të bëj edhe me kontroll të pushtetit.

“Dallimi është më i thellë se sa është paraqitur në publik. Nuk po flasim për numër të ministrive, por për kontroll të pushtetit. LDK ka kërkuar hise të barabartë, derisa Kurti po mundohet që me taktika negociuese t’i ikë ndarjes përgjysmë të pushtetit”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

12/08/2019 16:01

Anëtari i Vetëvendosjes akuzon LDK-në: Që 10 ditë është dashur të formohet Qeveria, mos na kushtëzoni