Lajme

Ahmeti: Komuna tashmë ka porositur edhe 18 mijë teste për COVID-19

11/21/2020 16:08
nga:F K

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se kjo Komunë tashmë ka porositur edhe 18,000 teste antigjen, të cilat janë të shpejta dhe mund të përdoren për testim të shpejtë të grupeve më të mëdha si në shkolla e organizata, shkruan GazetaBlic.

Në një postim në Facebook, ai thotë testet do të jenë gati kah fundi i javës së ardhshme.

“Komuna e Prishtinës tashmë ka porositur edhe 18,000 teste antigjen të cilat janë të shpejta dhe mund të përdoren për testim të shpejtë të grupeve më të mëdha si në shkolla e organizata. Në qoftë se gjithçka shkon në rregull, këto do të jenë gati kah fundi i javës tjetër”, shkruan ai.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Sot në treg ekzistojnë tri lloj testesh për Covid

– PCR që e detekton ADN-në e virusit (IKSHP dhe privat) i cili është më i sakti por merr shumë kohë

– serologjik apo i gjakut që detekton antitrupat në gjak – (Komuna Pr dhe privat) – detektohet vetëm në ditën e shtatë të virusit

– testet antigjen – që detekton proteinat brenda ose afër virusit – është i shpejtë dhe merret strisho e pështymës

Komuna e Prishtinës tashmë ka porositur edhe 18,000 teste antigjen të cilat janë të shpejta dhe mund të përdoren për testim të shpejtë të grupeve më të mëdha si në shkolla e organizata.

Në qoftë se gjithçka shkon në rregull, këto do të jenë gati kah fundi i javës tjetër.

Kumnova, nga “Thirrjet e Nënave”: Selmanaj të japë dorëheqje e të largohet sa më parë nga Qeveria